Epoka e Netanyahu drejt fundit, exit polls nxjerrin në avantazh Gantz

Konsideroheshin një provë e vështirë zgjedhjet parlamentare të së martës për kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ashu ndodhën në të vërtetë.

Rezultatet e exit poll-eve që dolën pas mbylljes së qendrave të votimit nxjerrin në avantazh rivalin e tij Gantz duke çuar kështu fundin e epokës 10 vjeçare të drejtimit të vendit nga Netanyahu. Izraeli shkonte pas 5 muajsh sërish në zgjedhje pasi Netanyahu dështoi të formonte qeverinë e re.

Ditët e fundit të fushatës elektorale Beniamin Netanyahu iu rikthye ashpër dhe tezës së nacionalizmit duke u shprehur se nëse rizgjidhej në detyrë do të shtrinte sovranitetin e Izraelit deri në Luginën Jordan.

Shkarkoni aplikacionin e A2