Ish-lojtari i Skënderbeut shtang San Siron, i shënon Interit

Të gjithë e mbajnë mend Peter Olayinka kur shënonte me bluzën e Skënderbeut të Korçës.

Tashmë korçarët janë në ditë të vështira, ndërsa sulmuesi nga Nigeria vazhdon të shkëlqejë, madje ka arritur majat me Slavian e Pragës. Ai shtangu mijëra të pranishëm në “San Siro”, duke i shënuar një gol të bukur Interit të Contes në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League.

Ishte minuta e 64 e ndeshjes kur sulmuesi i Slavias përfitoi nga një topi i devijuar nga portieri Handanovic dhe arriti para të gjithëve duke e dërguar topin në rrjetën e zikaltërve.

Shkarkoni aplikacionin e A2