Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ish sulmuesi i Skënderbeut shënon në San Siro, Barrella shmang turpin në shtesë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 20:53 | Futboll

Ajo që konsiderohej një ndeshje e lehtë në letër për ekipin italian të Interit, rezultoi një dhimbje e vërtetë koke. Startimi i sezonit të ri të Champions League nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për zikaltrit. Skuadra e Contes arriti të marrë një pikë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes përballë rivalëve të Slavias së Pragës.

Interi zhvilloi një ndeshje të dobët dhe apatike pavarësisht shpenzimeve të mëdha të kryera në merkaton e verës pikërisht për të ndryshuar imazhin e tij. Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0.

https://www.youtube.com/watch?v=J4ympW9u2yk

Në pjesën e dytë skuadra nga Praga arriti të shënonte e para në minutën e 63 të takimit me ish sulmuesin e Skënderbeut, Peter Olayinka, i cili i kaloi në delir të tijët. Zikaltrit u hodhën të gjithë në sulm për të mos dalë pa pikë në këtë takim të vlefshëm për Grupin F ku rivalët e tjerë janë Barcelona dhe Dortmund. Në minutën e 92 të takimit erdhi dhe goli i barazimit për Interin pas një goditje dënimi nga Sensi, topi në rrjetë u shty nga Barrella.

Në ndeshjen tjetër të Champions League që u luajt në orën 18:55 Lyon barazoi me 1-1 me Zenit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu