Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kreu i KLP: Në tetor ngrihet SPAK, zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 10:46 | Aktualitet
Kreu i KLP: Në tetor ngrihet SPAK, zgjidhet Prokurori i

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrabimi tha se tetori do ta gjejë drejtësinë shqiptare me një Prokuror të Përgjithshëm dhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion të ngritur.

Ibrahimi priti në një takim këtë të martë Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag. i pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

“Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në javët në vijim, duhet të marrim një vendim për sa i përket numrit të prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Gjithsesi, besoj se tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Nga ana e tij, zoti Lange u shpreh se lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani