Masazhi i zjarrit, teknika e lashtë që realizohet në Egjipt

Të luash me zjarrin për të çliruar muskujt. Këtë metodë ka zgjedhur një masazhator në Egjipt për të lehtësuar nga dhimbjet klientët e tij. 35-vjeçari aplikon sot teknikën antike të kohës së faraonëve, të njohur si “peshqiri i zjarrtë”. Ajo fillon me një masazh standard, duke përdorur vaj dhe kamomil, për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të lehtësuar dhimbjen në zona të caktuara.

“Është një lloj masazhi që njihet si peshqiri i zjarrit. Nis me një fërkim, unë komunikoj fillimisht me trupin e njeriut, e bëj kontaktin më të afërt”, thotë Bdel Rehim Saeid. Pas kësaj vjen zjarri. Said vendos disa shtresa peshqirësh në pjesën e pasme. Sipër tyre vendoset një peshqir me alkool dhe ndez zjarrin, që e lë të veprojë për një minutë të plotë. “Prandaj quhet peshqiri i zjarrit. Gjithsesi duhen ndjekur disa masa. Kontrollojmë kushtet mjekësore dhe shëndetësore të klientëve. Nëse ato janë në rregull, e aplikojmë këtë metodë”

Mohammed Al-Shaer, klient, shprehet i lumtur me rezultatet. “Kushtet e mia shëndetësore janë përmirësuar 100%. Më parë mezi dilja nga makina. Ndërsa tani pas disa seancave, trupi im reagon mrekullisht. Më parë kam qenë përtac por tani jam shumë mirë”.

Kjo metodë nuk aplikohet mbi klientët që vuajnë nga presioni i gjakut, probleme me veshkën apo hemofilia. Masazhi i peshqirit të zjarrtë është përdorur që në kohën e Egjiptit të Lashtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2