Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Matteo Renzi ikën nga PD, ish kryeministri italian do krijojë parti të re

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 14:44 | Bota
Matteo Renzi ikën nga PD, ish kryeministri italian do krijojë parti

Ish kryeministri Italian Matteo Renzi njoftoi largimin nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë, duke rrezikuar të përçajë koalicionin e ri qeveritar mes PD dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve.

 “Vendosa të largohem nga PD dhe të ndërtoj së bashku me të tjerët një shtëpi të re, për ta bërë ndryshe politikën”, deklaroi Renzi.

Vetë ish kryeministri nuk është pjesë e qeverisë së re, e cila u krijua për të ndalur përpjekjen  e liderit të së djathtës ekstreme dhe ish ministrit të  brendshëm Matteo Salvini për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme e për ta qeverisur i vetëm Italinë.

Por Renzi, i cilësuar një reformator kur mori frerët e vendit si kryeministri më i ri në moshën 39-vjeçare në vitin 2014-të, ishte një figurë përçarëse për Partinë Demokratike, veçanërisht për krahun e majtë,  besnik i liderit Nicola Zingaretti.

https://a2news.com/2019/09/05/itali-betohet-qeveria-conte-2-di-maio-minister-i-jashtem/

 “Pas shtatë vitesh zjarri miqësor mendoj se duhet të kuptojmë që vlerat, idetë apo ëndrrat tona, nuk mund të jenë çdo ditë, objekt i grindjeve të brendshme” , shpjegoi ai. Renzi u dorëhoq si kryeministër në vitin 2016-të dhe marrëdhëniet e tensionuara brenda PD nxitën spekulimet se do të krijonte një parti të vetën, më centriste.

Mediat italiane raportojnë se rreth 30 ligjvënës mund t’i shpallin besnikërinë e tyre Renzit, i cili megjithatë tha se do të vazhdoje të mbështesë qeverinë e Contes. Sipas analistëve kjo lëvizje e Renzit mund t’ia vështirësoje punën kryeministrit për të mbajtur në pushtet qeverinë e re.

Salvini ‘’luftë’’ qeverisë, referendume e projektligje kundër reformave

Ndërkaq, kreu i Legës Matteo Salvini premton të nxisë mbajtjen e referendumeve për të penguar reformat e qeverisë së re italiane. Ai i cilësoi si tradhtarë ish aleatët e lëvizjes 5 yjeve.

“Do përgatisim projektligje, peticione dhe referendume, që do t’i bëjnë gjërat më të qarta. Një ligj elektoral, që thotë kush fiton apo merr më shumë vota qeveris. Boll më me tradhtitë dhe manipulimet. Na duhet një ligj i ri elektoral. Populli italian nuk është shërbëtor i askujt. Ua lëmë tradhtarëve pëshpëritjet me Merkel e Macron”, deklaroi Salvini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë