Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbretëresha “lilipute” mes gjigantëve

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 10:37 | Showbiz

Mbretëresha Letizia e Spanjës u “zvogëlua” nga lojtarët e kombëtares së basketbollit të Spanjës, të cilët ishin ftuar nga Mbreti për t’u nderuar pasi fituan Kupën e Botës ditën e dielë.

47-vjeçarja trupvogël dukej si e futur mes kullash kur i takoi një nga një basketbollistët.

Madje, edhe trofeu që skuadra spanjolle e kishte marrë me vete dukej gjigant po të krahasohej me mbretëreshën që është e gjatë 1,65 m.

Spanja mundi Argjentinën me rezultatin e thellë 95-75, duke fituar sërish Botërorin pas 13 vitesh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli