Këtë vit, më pak nxënës do të ulen në bankat e shkollës.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin 9-vjeçar pritet të vijojnë studimet 306 mijë nxënës ose 13 mijë më pak se një vit më parë.
Nëse krahasimin do ta bëjmë me 8 vitet e fundit, rezulton se numri i nxënësve është tkurrur me 27%, ose e thënë ndryshe, 114 mijë nxënës më pak.
Ekspertët i gjejnë shkaqet
kryesisht tek emigracioni.
“Ka emigracion masiv, po braktisen fshatra të
tëra dhe qytetet e vogla. Nuk kemi sistem arsimor të shëndoshë”, thotë Mehmeti.
Sipas ekspertit për arsimin Ndriçim Mehmeti,
shkaqe të tjera që kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të numrit të nxënësve që
ndjekin shkollën janë edhe mungesa e politikave nxitëse dhe investimeve në
arsim nga ana e qeverisë.