Meta: Antagonizmi politik ka sjellë erozion të tmerrshëm social

Presidenti Ilir Meta, një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, u shpreh se “nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”.

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve”, shkruan Kreu i Shtetit në Facebook.

Meta shton se “është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2