Meta: Kokëfortësia e Ramës pamundësoi rishikimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë publik një editorial të tijin këtë të martë mbi krizën politike në vend.

Meta e nis editorialin me një konstatim në raportin e OSBE/ODIHR: “Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.”

Ndërsa më tej ai shkruan: “Këto konstatime të thjeshta nga Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR mjaftojnë për të kuptuar sintezën e klimës së rënduar politike, që sa vinte e përshkallëzohej, duke iu afruar 30 qershorit. Marrëdhënia mes palëve, që me të drejtë cilësohet si antagoniste, ishte në shkallën më të lartë të armiqësisë dhe frymës provokuese. Një papërgjegjshmëri e përbashkët politike, që rrezikonte shkatërrimin e integritetit dhe standardeve të zgjedhjeve, me pasoja të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Për Ilir Metën, ishte kokëfortësia dhe vendosmëria e Kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, pa bërë përpjekjet më minimale dhe të sinqerta, për të shmangur pasojat, ajo që e bëri të pamundur rishikimin e datës së zgjedhjeve përmes dialogut gjithëpërfshirës.

Editoriali i plotë i Presidentit

Shkarkoni aplikacionin e A2