Napoli thyen kampionët e Liverpool, Klopp e nis keq Champions-in

GettyImages 1168898391 600x338

Kampioni në fuqi i Champions League, Liverpool-i, e ka nisur me humbje këtë sezon, duke u mposhtur 2-0 në Itali nga skuadra e Napolit.

Në stadiumin “San Paolo” u zhvillua një ndeshje thuajse e barabartë. Me raste për shënim nga të dyja ekipe, por në fund skuadra e drejtuar nga eksperti Ancelotti triumfoi me dy gola. Fillimisht shënoi belgu Mertens nga pika e 11-metërshit, ndërsa në fund rezultati u vulos nga Llorente.

Acelotti zbriti në fushën e lojës thuajse me të njëjtin formacion që ka zhvilluar edhe 3 takimet e para në Serie A, me Mertens e Lozano në sulm. Ndërkohë, kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk u grumbullua fare për këtë takim për arsye dëmtimi.

Ndërsa Klopp nuk u kursye aspak duke e nisur ndeshjen me treshen e frikshme Salah, Firmino, Mane, të cilët nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Slazburg-u shpartalloi me rezultatin e thellë 6-2 Genk-un, duke marrë kreun e grupit.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 141 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 72 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 116 persona në spital, 20 në terapi intensive, 4 të intubuar