Ngrohja globale, OKB: Shtresa e Ozonit është rimëkëmbur me 1-3% në vit

Lajm i mirë, në betejën kundër ngrohjes globale.  Prej 30 vitesh, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, është realizuar një punë e madhe në rimëkëmbjen e Shtresës së Ozonit në atmosferë.

Si rezultat i reduktimit të gazeve të dëmshme nga viti 2000 dhe deri tani, shtresa e Ozonit është rimëkëmbur me 1-3% në vit.

Nëse do të vijohet me këto ritme, çarja e Shtresës së Ozonit për hemisferën Veriore të globit, do të mbyllej plotësisht rreth vitit 2030 ndërsa për Hemisferën Jugore dhe Zonat Polare, shërimi i plotë parashikohet të vijë në vitet 2050-2060.

Rimëkëmbja e Shtresës së Ozonit, luan një rol kyç në pengimin e ngrohjes globale duke ngadalësuar ngrohjen e këtij shekulli, me të paktën gjysmë-grade.

Shkarkoni aplikacionin e A2