Pezullimi i Parlamentit, Gjykata e Lartë Britanike shqyrton vendimin e Johnson – A2

Pezullimi i Parlamentit, Gjykata e Lartë Britanike shqyrton vendimin e Johnson

borissss 600x338
A

Gjykata e Lartë britanike po shqyrton legjitimitetin e pezullimit të punimeve të parlamentit për 5 javë nga qeveria e Boris Johnson.

Për të vendosur nëse shefi i qeverisë shkeli ligjin me arsyetimin e dërguar mbretëreshës Elizabeth II, janë thirrur 11 nga 12 gjykatësit supremë të Britanisë së Madhe.

Ata do të marrin për bazë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Londër dhe Skoci. Data e prezantimit të qëndrimit zyrtar nuk dihet ende, pasi dhe për 3 ditë të tjera do të ketë seanca dëgjimore.

E ndërsa brenda zhvillohet një betejë ligjore, jashtë gjykatës së lartë, qindra britanikë protestuan kundër planeve të Johnson për Brexit. Ata kërkuan që të shmanget largimi pa ujdi nga Bashkimi Europian.