Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Propozimi i Ramës për studentët: Kush sjell prova për korrupsion, zeron tarifën

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 14:50 | Politikë
Propozimi i Ramës për studentët: Kush sjell prova për

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një propozim të ri studentëve në prag të nisjes së vitit akademik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se po diskutohet ideja që studentët që do të denoncojnë ndonjë rast korrupsioni në Universitete dhe do të sjellin prova për këtë, do të përfitojnë zerimin e tarifës së studimit dhe bursë njëvjeçare.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdo qoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Kryeministri në Twitter.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu