Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rastet Babani, Kajmaku dhe Pjetri/ Felaj: Nuk ka gjë për t’u shqetësuar apo për ta fryrë situatën

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 09:41 | Politikë
Rastet Babani, Kajmaku dhe Pjetri/ Felaj: Nuk ka gjë për t’u

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar apo për ta fryrë situatën” kur u pyet për kandidatët socialist për kryetar bashkie të denoncuar nga Partia Demokratike.

Sipas Felajt, bëhet fjalë vetëm për rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër, i cili dha dorëheqjen, pasi për Agim Kajmakun (Vorë) dhe Mark Babanin (Vau i Dejës) duhet pritur përgjigjja e institucioneve përkatëse.

https://a2news.com/2019/09/16/pd-nxjerr-dokumentin-mark-babani-ka-vjedhur-makina-ne-sicili/

“Që dikush të largohet nga detyra, nuk mjaftojnë deklaratat e partive politike. Ligji ka përcaktuar se cilat janë organet që duhet të grumbullojnë dokumente të caktuara. Ligji i dekriminalizimit i njeh të treja situatat: një fakt i cili ty të pengon të zgjidhesh në një detyrë publike mund të zbulohet para, gjatë ose pas zgjedhjes. Ne duhet të presim përgjigjen e organeve përkatëse dhe në rast se dikush e ka shkelur ligjin do të largohet nga detyra dhe mund të dënohet penalisht. Nuk ka gjë për t’u shqetësuar apo për ta fryrë situatën”, tha Felaj.

Deputetja socialiste shtoi: “Nuk jemi penduar për askënd sepse i kemi kërkuar të gjithëve të plotësojnë formularin e dekriminalizimit dhe e kemi parë formularin përkatës. Partitë politike nuk verifikojnë dot formularët”.

https://a2news.com/2019/09/16/ka-vjedhur-makina-ne-sicili-reagon-babani-te-shkojne-ne-prokurori/

Në lidhje me situatën me Presidentin e Republikës, Felaj tha se “Presidenti nuk mund të ndjekë axhendën e partive politike, por është i detyruar të ndjekë axhendën që i përcakton ligji”.

“Ndërkohë, kemi ngritur një komision hetimor për të ndëshkuar Presidentin i cili ka shkelur Kushtetutën jo vetëm një herë. Edhe pse kemi vullnet politik për ta shkarkuar, duhet të ndjekim ligjin me komisionin hetimor, votën në Kuvend dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk po veprojmë vetëm, por kemi kërkuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias, do ta presim atë dhe do të dalim në përfundime”, shpjegoi Felaj.

“Ne nuk presim përgjigje direkte nga Komisioni i Venecias, por interpretim të dispozitave ligjore. Sa jemi konsultuar deri tani, Kushtetuta nuk përmban termin “zhdekretim”. Kushtetuta i jep Presidentit të drejtë dekretimin e datës së zgjedhjeve brenda afatit dhe atë gjë e bëri. Presidenti nuk luajti rolin e tij për të qenë mbi palët politike. Kemi republikë parlamentare dhe jo presidenciale, zgjedhja e Presidentit bëhet nga Parlamenti edhe me shumicë të thjeshtë. Presidenti ka rol formal, të dekretimit në rastin konkret”, theksoi Felaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani