Reali, gati të bëjë “çmenduri” për Mbappe

Pasi dështuan në afrimin e Neymar, te Reali i Madridit vazhdojnë të hedhin sytë nga yjet e Paris Saint Germain.

Në radarët e klubit mbretëror spanjoll tashmë është sulmuesi i talentuar Kylian Mbappe. Madje, madrilenët kanë arritur marrëveshjen paraprake me përfaqësuesit e futbollistit për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Shifrat e akordit janë të frikshme: për kalimin te Reali, Mbappe do të përfitojë 35 milionë euro në sezon, të cilave u shtohen edhe 5 milionë euro bonus.

Florentino Perez do t’i ofrojë kampionëve të Francës 225 milionë euro për blerjen e sulmuesit dhe 50 milionë euro të tjera në bazë të arritjeve të skuadrës dhe paraqitjes individuale të Mbape.

Shkarkoni aplikacionin e A2