Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Riparime të vonuara në Durrës, katër shkolla nuk hapin dyert

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 11:33 | Sociale

Shkolla 9-vjeçare “Jusuf Puka”, ajo “Hajdar Dushi” si dhe dy të tjera në periferi të Durrësit nuk janë ende gati për nisjen e sezonit mësimor.

Punimet për rikonstruksion apo rehabilitim të pjesshëm të ambienteve të tyre do të vijojnë, duke bërë që nxënësit që frekuentojnë shkolla të tjera, ku mësimin do ta zhvillojnë pasdite.

Një nga shkollat në rindërtim

Prindërit shprehen se është e papërballueshme kjo situatë si për ta ashtu edhe fëmijët e tyre, pasi duhet të lënë punën për të shoqëruar fëmijët, duke sjellë po ashtu dhe anomali në zhvillimin e orëve të mësimit, veçanërisht kjo për arsimin fillor.

“Nuk është aspak normale, jemi ankuar që vjet, po presim zgjidhjen e situatës. Vuan fëmija, vuan edhe prindi”, thonë njëherazi prindërit.  

https://a2news.com/2019/09/16/shkolla-nisi-sa-jane-kostot-per-nje-familje/

Burime për A2 CNN pranë bashkisë së Durrësit bëjnë me dije se punimet kanë nisur me vonesë për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat pjesëmarrëse në tender, duke krijuar vonesa më pas në përfundimin e tyre,  para nisjes së vitit të ri arsimor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu