Ronaldo, gati për hapin e madh: Është edhe ëndrra e nënës time

Tashmë, kur është në moshën 34-vjeçare, ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk ka më dyshime, do të shkojë në altar me Georgina Rodriguez, e dashura e tij që prej vitit 2016 dhe mamaja e Alana Martina, më e vogla e katër fëmijëve të tij.

“Ajo më ka ndihmuar shumë dhe unë e dashuroj padyshim. Një ditë do të martohemi, kjo është e sigurt”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë së fundmi.

CR7-ta ka vazhduar edhe më tej: “Marrëdhënia jonë është perfekte. Ajo për mua është edhe një mike. Flasim gjithçka bashkë”, ka thënë Ronaldo.

Pra, martesa nuk është larg, tashmë duket se vetëm detajet kanë mbetur për t’u përcaktuar. Por këtë duket se nuk është vetëm ylli i futbollit që e dëshiron, por edhe nëna e tij Maria Dolores Aveiro. “Ajo është ëndrra e mamasë time gjithashtu. Kështu që një ditë do të ndodhë”, ka thënë Ronaldo.

Shkarkoni aplikacionin e A2