Sa nxënës nisën mësimin? Shifrat përplasin Ramën me Shahinin, fajësohet media

Një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagon ndaj shifrave të publikuara nga media për rënien e numrit të nxënësve në shkolla dhe atyre që nisën mësimin në 16 shtator.  

Përmes një deklarate për shtyp, Shahini e ka komentuar uljen e numrit të nxënësve si një fenomen që ka prekur dhe vendet e tjera të Evropës, sipas saj, për shkak të uljes së lindjeve.

Ministrja fajësoi median se ditën e parë të shkollës përdori shifrën e gabuar, për 380 mijë nxënës që filluan vitin shkollor, edhe pse ky informacion u shpërnda nga dikasteri që ajo drejton.

Por, në fakt, problemi i Ministrisë lindi pas shifrës që deklaroi kryeministri Rama për 455 mijë nxënës që nisën shkollën, duke përfshirë dhe arsimin parashkollor. Por, edhe ky numër nuk është i saktë, pasi ende nuk është llogaritur arsimi profesional që është në varësi të Ministrisë së Financave.  

Shkarkoni aplikacionin e A2