Sulmet kamikaze shkaktojnë mbi 40 viktima në Afganistan

48 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e dy sulmeve të ndryshme me bomba të talebanëve që u regjistruan gjatë së martës në Afganistan.

Njëri nga sulmet me bomba ndodhi në provincën Parëan, shumë pranë vendin ku presidentit Ashraf Ghani do të mbante një takim elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më datë 28 shtator. Si pasojë e këti sulmi 26 persona u vranë dhe 42 të tjerë mbetën të plagosur.

Në ngjarjen tjetër një person hodhi veten në erë pranë një qendre rekrutimi në Kabul duke shkaktuar 22 viktima dhe 38 të plagosur.

Presidenti Ghani i dënoi këto  dy sulme nga ana e talebanëve duke i konsideruar si akte frikacakësh.  Sipas presidentit, me këto veprime talebanët përpiqen të godasin unitetin e vendit duke sulmuar fëmijët dhe të pambrojturit.

Shkarkoni aplikacionin e A2