Tifozët e Liverpool sulmohen në Napoli, dy në spital

Kampionët e Liverpool kanë udhëtuar mbrëmjen e së martës në Itali për t’u ndeshur me Napolin në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions League.

“The Reds” është ndjekur në këtë transfertë nga një numër i madh fansash, të cilët nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët e Napolit, madje janë sulmuar me shishe qelqi.

Dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe mediat britanike kanë raportuar se janë transportuar me urgjencë për në spital.

Më herët, tifozët e Liverpool ishin këshilluar të mos largoheshin nga hoteli dhe të mos mbanin simbole të skuadrës në qytet. Udhëtimi drejt stadiumit është bërë i organizuar, por sërish incidentet nuk kanë munguar.

Shkarkoni aplikacionin e A2