Vettingu në polici/ Nisja e seancave të hapura, peng i disa institucioneve

Në një kohë që të gjithë prisnin një datë për nisjen e seancave të hapura për vetting-un në polici, sërish verifikimi i radhëve të uniformave blu ka mbetur në ngërç.

Shkak është bërë moskthimi në kohë i përgjigjeve nga ana e tre institucioneve (Prokurori, SHISH dhe QKB) tek Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndërsa për Ministrinë e Brendshme kjo nuk është përgjegjësi e tyre.

Pas vlerësimit të drejtuesve të policisë, që nisin me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu, pritet verifikimi i nivelit bazë. Këtë fazë do e kryejë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ndërsa, sipas zv/ministrit, kjo nuk e paragjykon procesin.

Vetting-u në radhët e policisë pritet të nisë me 45 dosje të gradave të larta në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. 

Shkarkoni aplikacionin e A2