Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Alarm në Gjermani, po lindin fëmijë me një dorë të deformuar

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 13:04 | Lifestyle

Po alarmon gjithmonë e më shumë opinionin publik gjerman fenomeni shqetësues i lindjeve të foshnjave me deformime.   Për arsye ende të pasqaruara, disa foshnje lindin me një deformim të dukshëm të një dorë.

Statistikat mjekësore e parashikojnë një mundësi të tillë, por vetëm deri në 1-2% të lindjeve, shifër që nuk përkon me faktin ku, për shembull, vetëm në qytetin e Gelsenkirchen kanë lindur tre të tillë nga qershori i këtij viti.  Një tjetër rast u dëshmua sot nga mediat gjermane në Bremën.

Spitali Sankt Marien, ku kanë ndodhur rastet e fundit

“Deformime të tilla nuk shiheshin prej vitesh. Një event i tillë mund të jetë rastësor, por na duket shumë e çuditshme periudha e shkurtër në të cilën po ndodhin”, lexohet në deklaratën e spitalit Sankt Marien ku këto raste janë trajtuar.  

Disa kujtojnë edhe një rast të tillë në Francë, ku lindën 18 të porsalindur pa krahë ose me deformime, dhe disa nga prindërit po fillojnë të akuzojnë “helmet dhe pesticidet që përdoren gjithmonë më shumë”.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani