Atletico – Juventus, pretendenti sfidon Mbretin

Pretendenti i fronit kundër Mbretit. Kështu është cilësuar sfida e sotme mes Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix, kur të zbresin sot në fushë kundër njëri-tjetrit në përballjen mes Atletico Madrid dhe Juventus në Champions League. Portugezi i Atletico-s është në hapat e para të karrierës por ka treguar se mund të jetë një pasardhës i denjë i CR7.

Ky i fundit, nga ana tjetër, është makthi i bardhekuqve që nga koha kur luante me Real Madrid. Do të jetë pikërisht ndalimi i Ronaldos synimi i trajnerit Diego Simeone. “Ronaldo është një bishë në fushë. Është i pandalshëm dhe i jashtëzakonshëm në zgjidhjen e situatave. Kemi vuajtur shumë përballë tij. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide”, tha argjentinasi.

Nga ana tjetër trajneri juventin, Maurizio Sarri, vlerëson cilësitë e kundërshtarëve spanjollë. “Për momentin, futbolli italian në terma të përgjithshëm nuk mund të konsiderohet favorit në Europë. Atletico ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ka afruar të tjerë futbollistë tepër cilësorë. Do të jetë e vështirë t’i mundim”, tha italiani.

Shkarkoni aplikacionin e A2