Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atletico Madrid nuk pranon disfatën, barazon në fund ndaj Juventusit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 22:58 | Futboll
Atletico Madrid nuk pranon disfatën, barazon në fund ndaj Juventusit

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja kryesore e së mërkurës në Champions League mes Juventusit dhe Atletico Madrid.

Takimi i vlefshëm për Grupin D të kompeticionit më të rëndësishëm europian nisi me ritme të ngadalta me të dyja ekipet që studionin njëra-tjetrën. Me raste të pakta shënimi dhe me rezultatin 0-0 u mbyll dhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë do të ishte krejtësisht ndryshe nga e para torinezët tregojnë “dhëmbët” dhe shënojnë të parët në minutën e 48 me Cuadrado falë një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga duart e portierit. Në minutën e 65 Matuidi dyfishon rezultatin me një goditje me kokë falë një krosi perfekt të ardhur nga krahu i majtë. Në pamje të parë llogaritë për këtë ndeshje u mbyllën këtu, por nuk ishte kështu.

Vendasit nuk e pranuan asnjëherë këtë rezultat dhe në minutën e 70 shkurtuan rezultatin me anë të Saviç. Juventusi tërhiqet në mbrojtje për të ruajtur 3 pikëshin, por i ka bërë llogaritë pa vendasit. “Los Colchosneros” hidhen të gjithë në sulm dhe  në minutën e fundit barazojnë shifrat e takimit në 2-2 falë një goli të Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayer Leverkusen humbi në shtëpi ndaj Locomotiv Moscow me rezultatin 1-2.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani