Basha i përgjigjet Ramës: Letrat e hapura, provokim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk ka ndërmend të ulet në një tryezë me socialistët për reformën zgjedhore, pas ftesës publike të bërë ndaj tij nga Kryeministri Edi Rama.

Letrat e hapura janë propagandë dhe nuk janë sinqerta. Zgjidhja e krizës politike është prioriteti i PD dhe opozitës. Të gjithë e dimë se këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor. Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë nuk janë përgjegjëse për Pjetrin, Kajmakun, Babanin, as për vjedhjen në procesin farsë të 30 qershorit. Raporti i OSBE/ODIHR është i qartë: Korniza ligjore është e plotë, por mungon vullneti politik. Prandaj edhe zgjidhja e krizës politike vjen përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi pas letrave dhe fletërrufeve publike. Nëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, le të ftojnë Ymer Lalën, Bajrajt, Avdylajt, kjo është një tallje për të gjithë shqiptarët”, tha Basha.

“Opozita ka përgatitur prej dy vitesh një platformë për reformën zgjedhore, që është shumë më shumë se sa ndryshimi i kodit zgjedhor. Në këtë kuadër, opozita do ta bëjë publike këtë platformë të cilën do ta ndajë me publikun. Po, jemi të vendosur dhe reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj. Letrat e hapura, provokime si përfshirja e të dyshuarve të dosjes 184 nuk janë rruga”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2