Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Basha mbledh sërish aleatët, Kryemadhi: S’lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 19:28 | Politikë
Basha mbledh sërish aleatët, Kryemadhi: S’lëvizim

Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e së mërkurës sërish aleatët e Partisë Demokratike në një takim që ka zgjatur rreth 60 minuta. Kjo ka ndodhur pas ftesës së OSBE dhe të Ramës ndaj PD, për të marrë pjesë në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore.

Në këtë takim, veç aleatëve të PD, zotit Fatmir Mediu, Nard Ndokës, Dashamir Shehit, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, por edhe Oerd Bylykbashki, një njohës i mirë i çështjeve zgjedhore. Kjo për shkak se i gjithë diskutimi i ditës së sotme ka qenë pikërisht te reforma zgjedhore.

https://a2news.com/2019/09/18/rikthehet-reforma-zgjedhore-osbe-dhe-rama-ftojne-pd-ne-tryezen-e-dialogut/

Pas përfundimit të takimit, Kryemadhi konfirmoi se opozita, pavarësisht ftesës së ditës së sotme për dialog, vazhdon të ketë platformën e saj për zgjidhjen e krizës.

“Nuk lëvizim as një presje nga të gjitha qëndrimet tona, do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës. Grupet e punës po punojnë, fronti opozitar janë 85% e shqiptarëve”, u shpreh Monika Kryemadhi pas daljes nga takimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani