Çështja e Brexit, PE voton pro shtyrjes përtej 31 tetorit

Parlamenti Europian kërkoi zyrtarisht një tjetër shtyrje të Brexit, për t’i dhënë kohë Londrës të dakordësohet për kushtet e divorcit.

Rezoluta e cila nuk është detyruese, por që ka peshë politike, u miratua me 544 vota në favor. Liderët europianë do të takohen në një samit të rëndësishëm në Bruksel, në datat 17 e 18 tetor, vetëm dy javë para afatit të parashikuar të Brexit.

Shumë prej ligjvënësve europianë u shprehën kundër një Brexit pa ujdi, për të shmangur tronditjen ekonomike, por edhe braktisjen e përkushtimeve ambientaliste dhe sociale të Londrës.

Në një debat të nxehtë që nxorri edhe një herë në pah procesin torturues të shkëputjes së Britanisë së Madhe, eurodeputetëve iu desh të përballeshin edhe më kontigjentin e zhurmshëm të euroskeptikëve britanikë në sallë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2