Champions, Bayern “kursehet” ndaj serbëve të Crvena Zvezda-s

Bayern Munich e ka nisu mbarë këtë sezon në Champions League, duke marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj skuadrës serbe të Crvena Zvezda.

Kampionët e Gjermanisë dominuan totalisht këtë takim, duke krijuar raste të panumërta për shënim, ndërsa e dërguan vetëm një herë topin në rrjetë në pjesën e parë, me anë të francezit Coman.

Dominimi vijoi edhe në pjesën e dytë dhe golat. I përhershmi Lewandowski dyfishoi 10 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa në shtesë Muller e vulosi rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Bayern merr vendin e parë në grup, duke lënë pas Tottenham dhe Olympiacos me nga një pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2