Çudira në Kupën e Shqipërisë, FSHF “rikthen” Kamzën, Teuta paguan fushën për Tërbunin

Futbolli shqiptar ka zbritur në fushë këtë të mërkurë në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku çudirat nuk kanë qenë të paketa.

Ndoshta më i veçanti është fakti që Kamza, e përjashtuar nga aktiviteti për shkak të dhunës ndaj arbitrit sezonin e kaluar, është përfshirë në short. Skuadra nuk është paraqitur në Fier dhe ka humbur në tavolinë 3-0 ndeshjen ndaj Apolonisë.

Një vendim i çuditshëm është marrë edhe sa i përket ndeshjes me Tërbunit të Pukës dhe Teutës së Durrësit. Skuadra pukjane stërvitet në kryeqytet dhe në këtë ndeshje ishte pritëse. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, duke ekipet kanë rënë dakord që të mos udhëtojnë deri në Pukë për këtë takim, por ta zhvillojnë atë në kompleksin stërvitor të ekipeve kombëtare në Kamzë. Stadiumi u pagua nga skuadra durrsake.

Sa i përket rezultateve, bie në sy konfirmimi i krizës së Flamurtarit. Skuadra e superiores dështoi në ndeshjen e Kupës, duke u mposhtur në takimin e parë 3-2 nga Veleçiku.

I papritur mund të konsiderohet edhe barazimi i Tiranës ndaj Shënkollit me rrjeta të paprekura. Ndërsa Partizani ka fituar 0-3 ndaj Vorës. Devolli është treguar i pafuqishëm ndaj Skënderbeut, duke u mposhtur 1-4. Ndërsa Kukësi ka fituar 1-3 në Peqin ndaj Shkumbinit vendas.

Shkarkoni aplikacionin e A2