Deklaratat e Metës, Felaj: Do ta thërrasim më vonë kreun e SHISH

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, u ktheu përgjigje 9 deputetëve të cilët kishin kërkuar thirrjen e Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Deputetët kërkojnë shpjegim nga Bendo në lidhje me deklaratën e Presidentit Ilir Meta, rreth informacioneve që ai dispononte për djegjen e Kuvendit në protestën e 8 qershorit.

Felaj tha se kreu i SHISH do të thirret në Komisionin e Sigurisë, vetëm pasi Komisoni Hetimor të administronte si provë dëshminë e Bendos, pasi në rast të kundërt do të cilësohej si hetim paralel.

Shkarkoni aplikacionin e A2