Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Dhoma me pamje nga... ndeshja

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 11:12 | Futboll

Puna për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit të vitit 2022 në Katar është drejt përfundimit. Përveç qëllimit parësor, të organizimit të ndeshjeve, ndërtuesit janë përqendruar këtë herë edhe te luksi i shfrenuar. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pamje nga hoteli që është ndërtuar në stadiumin “Al Bayt” në qytetin verior Al Khor.

Në video duket një suitë e madhe, me ballkonin që sheh nga fusha e ndeshjes. Stadiumi, i cili mendohet të përfundojë në javët në vazhdim, është modeluar sipas tendave të përdorura në shkretëtirat e Katarit. Rreth tij do të ketë një park dhe një liqen artificial, ndërsa kapaciteti maksimal do të jetë 60 mijë spektatorë.

Gjatë Botërorit të Katarit do të përdoren në total tetë stadiume, shtatë prej tyre të rinj, ndërsa i teti, “Khalifa” u hap në maj 2018 pas rinovimit. Botërori 2022 do të zhvillohet në dimër, me ndeshjen e parë që do të luhet më 21 nëntor, ndërsa finalja më 18 dhjetor, në ditën kombëtare të Katarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë