Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Euro nis tatëpjetën, zbret 121,1 lekë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 16:41 | Ekonomi
Euro nis tatëpjetën, zbret 121,1 lekë

Zhvlerësimi i euros ka krijuar probleme jo vetëm për eksportuesit, por për të gjithë sektorin e prodhimit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha europiane ka zbritur në 121,1 lekë, duke qenë në rënie të vazhdueshme ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës së fundit 6 vjeçare. Siç duket qartë edhe nga grafiku, euro ka zbritur nga niveli 140,1 lekë në vitin 2014, në 121,1 lekë aktualisht.

Përballë faktorëve dhe presioneve të tilla të tregut, si në rastin e energjisë elektrike apo fasonëve, ekspertët rekomandojnë zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë më të qëndrueshëm në ekonomi, siç janë energjitë e rinovueshme. Por për këtë duhen politika dhe stimuj të veçantë. Ndjekim sugjerimet e Elisabeta Katiaj dhe Lorenc Gordonit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu