Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Finalistët e Champions ngecin në Greqi

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 20:55 | Futboll
Finalistët e Champions ngecin në Greqi

Tottenham e ka mbyllur në barazim 2-2 ndeshjen e parë të Champions League ndaj rivalëve të Olympiacos.

Londinezët e nisën mjaft mirë takimin duke shënuar të parët me Harry Kane i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë. Ekipi i Pochettinos dukej sikur e kishte në dorë këtë takim dhe në minutën e 30 të takimit e dyfishoi rezultatin me anë të Lucas.

Atëherë kur mendohej se pjesa e mbetur e takimit do të ishte thjesht një formalitet vjen dhe reagimi i grekëve. Olympiacos shkurtoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me Podence. Me fillimin e të dytës momenti i mirë për vendasit vijoj duke fituar në minutën e 54 një penallti e cila u kthye në gol nga Valbuena.

Tottenham u mundua të reagonte po rastet ishin sporadike dhe sulmet e ngadalta. Duhet theksuar që edhe vendosja e mirë e mbrojtjes greke bëri që shifrat të mbeten të pandryshuara deri në fund të takimit. Ndeshja Tottenham-Olympiacos ishte e vlefshme për Grupin B të Champions League, në të cilin ndodhen dhe Bayern Munchen dhe Crvena Zvezda.

Ndeshja tjetër e luajtur në këtë mbrëmje Club Brugge-Galatasaray u mbyll në barazim 0-0.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani