Këshilli i Integrimit, Balla: Kuvendi rezolutë për procesin e negociatave

Për të treguar se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë të rëndësishme, Kuvendi i Shqipërisë do të hartojë në vijim një rezolutë, si qëndrimi zyrtar lidhur me fillimin e procesit të bisedimeve për anëtarësim.

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, nënkryetari i Këshillit Taulant Balla kërkoi nga gjithsecili angazhim. Nga ana e saj, kryetarja e Këshillit Kombëtar Rudina Hajdari foli për një dialog gjithë përfshirës, kur vjen puna të çështjet e integrimit.

Në mbledhjen e sotme mungoi Arta Marku, kryeprokurorja e përkohshme, dhe Shkëlqim Ganaj, kreu i ILDKPKI, që duhet të raportonin për shtetin e së drejtës.

Taulant Balla tha se është “e patolerueshme”, duke paralajmëruar rritjen e masave monitoruese të Kuvendit ndaj institucioneve te pavarura.

Shkarkoni aplikacionin e A2