Komisioni për shkarkimin e Metës shtyhet me dy muaj

Komisioni hetimor i ngritur nga Parlamenti për të hetuar mbi shkeljet e Presidentit Ilir Meta shtyu me dy muaj afatin e punimeve të veta.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja propozoi një shtyrje deri në 8 dhjetor.

Fillimisht, ishte planifikuar që ky komision të mbyllte punimet më 8 tetor.

Ky propozim erdhi sepse edhe raporti paraprak i Komisionit të Venecias, të cilit Komisioni Hetimor i ka drejtuar 8 pyetje mbi veprimet e Presidentit, vjen në këtë periudhë.

“Kur të vijë opinioni i Venecias, do të kenë mundësi kolegët të japin opinionet”, tha kreu i komisionit, Ulsi Manja.

Shkarkoni aplikacionin e A2