Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kriza dhe Samsung, CNN brenda laboratorit sekret të gjigantit teknologjik

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 14:58 | Teknologji
Kriza dhe Samsung, CNN brenda laboratorit sekret të gjigantit teknologjik

Samsung ka një ndër laboratorët më të sigurtë në botë. Masat janë të larta dhe të gjithë e çdo gjë skanohet për t’u siguruar që prona intelektuale qëndron brenda. Por, CNN ia doli që të futej brenda dhe pa një varietet inovacionesh që nuk janë prezantuar ende, përfshirë robotë që mund të vishen.

Në 2010 kompania publikoi pajisjen e parë mjekësore në një përpjekje të qartë për të shndërruar përkujdesjen shëndetësore në një motor të ri rritjeje. Kohët e fundit, Samsung është fokusuar në sensorë dhe pajisje që vishen. Këta punonjës zhvilluan një produkt, të cilin e quajnë “Xhems”.

Sensorët e vendosur në kofshë masin këndet e krijuara nga distanca. Këmbët lëvizin në një mënyrë tipike dhe motorët ngrenë këmbët bazuar në matjet e mëparshme, duke ndihmuar muskujt në lëvizje.

Sigurisht, konkurrentët kryesorë të Samsung si Apple, Huawei, Google dhe Amazon kanë të gjithë laboratorë sekretë. Por, Samsung ka një reputacion që nxjerr produkte përpara rivalëve të tij. Kjo strategji është e mirë kur funksionon, por mund të çojë dhe në dështim. Por, për një kompani të ndërtuar në atë që e cilësojnë si kulturë krize, cikli i vazhdueshëm i të shpikurit dhe të dështuarit është brumosur në ADN-në e tij. Sipas analistëve, kjo është ajo që i mban ata në majë të teknologjisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë