Lagjja “Skënderbej” në Elbasan, si një geto buzë qytetërimit

Nga qyteti i Elbasanit e ndajnë vetëm shinat e trenit, por situata në lagjen “Skënderbej” i ngjan një getoje. Sapo hyn në lagje qytetarët nxitojnë të shprehin problemet e shumta që i shqetësojnë. Mungesa e ndriçimit në mbrëmje, ujit të pijshëm, kanalizimeve, rrugë të prishura, nivel i ulët ekonomik, plehra të pa hequra prej ditësh  janë disa nga problemet që i gjen në të përditshmen e këtyre njerëzve.

Megjithëse nga autoritetet lokale dhe deputetët u është premtuar në çdo fushate zgjidhja e problemeve kryesore, gjendja nuk ka nevojë për koment. Këta banorë nuk ngurojnë të shprehen se e ndjejnë veten të paragjykuar, pasi pjesa dërrmuese e tyre i takojnë komunitetit rom.

Shkarkoni aplikacionin e A2