“Lord of the Rings” rikthehet në Zelandën e Re

Zelanda e Re duket se do të rimarrë rolin e të ashtuquajturës “Toka e Mesme” dhe bëhet gati për një bum të ri ekonomik.

“Amazon Studios” e zgjodhi atë si vendin ku do të realizohen xhirimet për serialin e shumë pritur televiziv, “Lord of the Rings”. Me një kosto prej të paktën 1 miliard dollarësh, mendohet se do te jëtë seriali më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Kompania filmike shpreson në përsërisitjen e sukesit të jashtëzakonshëm që pati trilogjia me të njwjtin titull, gjithashtu e xhiruar në Zelandë.

Saga dha një kontribut bujar në sektorin turistik dhe atë të punës në vend. “Amazon Studios”, e cila bleu të drejtat e serialit televiz dy vite më parë, tha së përshtatja e re do të eksplorojë histori të reja. Në një deklaratë të publikuar të martën, kompania tha se paraproduksioni kishte nisur dhe se xhirimet në Okland të Zelandës së Re, do të fillonin gjatë muajve në vijim. 

“Ndërsa kërkuam një vend për të sjellë në jetë bukurinë e lashtë të epokës së dytë të Tokës së Mesme, e dinim se do të na duhej të gjenim diçka të mrekullueshme, male, pyje dhe bregdet të pacenuara”, thotw “Amazon Studios”.

Autoritetet neozelandeze thonë se projekti do të gjenerojë përfitime të konsiderueshme, përfshirë vende pune dhe investime nga përtej detit. Trilogjie “Lord of the Rings” e filmuar në fillim të viteve 2000 arkëtoi një shifër rekord prej 3 miliardë dollarësh dhe fitoi një sërë çmimesh Oscar.

Filmat nxitën një bum turizmi në Zelandën e Re dhe e promovuan atë në të gjithë botën.  

Shkarkoni aplikacionin e A2