Manja: E kemi informacionin sekret për djegien e Kuvendit

Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Ilir Metës miratoi zgjatjen e hetimeve me dy muaj, ndërsa kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, bëri me dije se ka mbërritur pranë këtij institucioni informacioni sekret i pretenduar nga Presidenti Ilir Meta për tentativën për djegien e Kuvendit më 8 qershor.

Ndërkohë, deputeti Alimadhi u shpreh se ky komision nuk duhet të ekzistonte, pasi Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda. 

“I kam kërkuar Presidentit që të na vërë në dispozicion një material që Presidenti e disponon në lidhje me arsye serioze që e shtynë dekretin e datës 10 qershor për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ky informacion duhet trajtuar në përputhje me ligjin për sekretin shtetëror dhe të drejtën e njohjes me këtë informacion e kanë kolegët e mi në këtë komision hetimor”, tha Manja.

Shkarkoni aplikacionin e A2