Modeli i ri, ekspertët rekomandojnë energjitë e rinovueshme – A2

Modeli i ri, ekspertët rekomandojnë energjitë e rinovueshme

energjiaaaaaaaaa 1100x620

Përballë faktorëve të ndryshëm dhe presioneve të tilla të tregut, si në rastin e energjisë elektrike apo fasonëve, ekspertët rekomandojnë zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë më të qëndrueshëm në ekonomi, siç janë energjitë e rinovueshme, por për këtë duhen politika dhe stimuj të veçantë.

“Mungojnë politikat e nxitjes së biznesit për të investuar në energji të pavarur. Mbi të gjitha ka nevojë edhe për politika të tjera fiskale siç aplikohen edhe në vende të tjera. Një mënyrë e nxitjes së energjisë së pavarur së industrisë së rëndë kundrejt njohjes si shpenzim dyfish të investimit. Ka edhe mekanizma të tjerë, për shembull si përjashtimi i TVSH-së”, tha Elisabeta Katiaj, eksperte për ekonominë.

Lorenc Gordani, ekspert për energjinë, po ashtu pohon se në vendin tonë janë në shqyrtim disa opsione dhe interesi është maksimal për energjinë diellore.