Napoli fitoi, por mrekullinë e bëri portieri i Liverpulit

Napoli fitoi dje një ndeshje të madhe kundër kampionëve në fuqi të Liverpulit, duke vënë bazat për kualifikimin në fazën e mëtejshme të Champions League. Por përballja midis djemve të Ancelottit dhe atyre të Klopp do të mbahet mend edhe për një nga gjestet teknike më të bukura të kohërave të fundit.

Nuk flitet për ndonjë dribling të Salah apo Mane, por për pritjen fantastike e portierit Adrian, që zëvendësonte titullarin Alisson, një mrekulli e vërtetë që i mohoi golin belgut Mertens.

Pikërisht Mertens nuk i besonte syve teksa portieri, si në një skenë të filmit “Matrix”, mbetej në ajer disa sekonda, dhe devijonte topin e sulmuesit belg.     

Shkarkoni aplikacionin e A2