Ndërron jetë legjenda e Rangers, Ricksen humb betejën me sëmundjen e rëndë

Fernando Ricksen, ish-mbrojtësi legjendar i skocezëve të Rangers, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë publik nga klubi skocez, ku theksohet se ish-futbollisti ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të quajtur SLA, e cila prek trurin dhe nervat.

“Një lajm shumë i trishtë për të gjithë, veçanërisht për familjen e tij. E kam takuar dy herë së fundmi dhe ishte shumë i vendosur në betejën e tij”, ka reaguar edhe trajneri aktual i Rangers, Steven Gerrard.

Në muajin qershor, Ricksen ishte për herë të fundit në stadium ku u përshëndet nga mijëra fansa të skuadrës. Ai u transferua në Skoci në vitin 2000 nga skuadra holandeze e AZ Alkmaar, ndërsa më vonë kaloi edhe te Zeniti në Rusi.

Shkarkoni aplikacionin e A2