Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

OSBE thërret tryezë për Reformën Zgjedhore, ftohet edhe opozita jashtëparlamentare

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 11:36 | Politikë

Prezenca e OSBE-së në vendin tonë do të organizojë më 25 shtator një tryezë gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore.

Në këtë tryezë janë të ftuar parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Për A2, burime pranë PD-së thanë se ftesa nuk u ka ardhur ende dhe kur ta lexojnë atë, do të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo e kësaj tryeze.

Ndërsa Lulzim Basha, pasi pohoi të njëjtën gjë në një prononcim për mediat, theksoi se askush nuk duhet të ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet vetëm me një tryezë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë