Paralajmërimi i OBSH, Bota rrezikohet nga pandemi vdekjeprurëse

Bota po rrezikohet më shumë se kurrë nga një pandemi vdekjeprurëse që mund të vrasë deri në 80 milion miliona njerëz. Paralajmërimi vjen nga organizata botërore e shëndetësisë. Në një raport të publikuar të mërkurën, ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë i referohen gripit pandemik të 1918-tës si një shembull i katastrofës globale.

Në atë kohë vrau rreth 50 milionë vetë, por nëse një situatë e ngjashme do të përsëritej sot, viktimat do të ishin deri në 80 milionë.  Rreth 5 përqind e ekonomisë globale do të shfarosej dhe vende të tëra do të destabilizoheshin.

“Bota nuk është e përgatitur. Për një kohë të gjatë ne jemi treguar neglizhentë sa i përket pandemive. Intensifikojmë përpjekjet kur ka një kërcënim serioz dhe më pas i harrojmë shumë shpejt kur rreziku zbutet”, thotë raporti i OBSH.

Ndërsa epidemitë dhe pandemitë kanë ekzistuar gjithmonë,  densiteti më I madh i popullsisë dhe globalizimi në rritje, nënkupton se sëmundjet do të përhapeshin me shpejtësi brenda 36 orëve në të gjithë vendin dhe më pas nëpër botë.

Ndikim kanë edhe ndryshimet klimatike, që nënkuptojnë se viruset e bartura nga mushkonjat mund të përhapen edhe në Europë, SHBA apo Kanada. Raporti thotë gjithashtu se keqinformimi online dhe rritja e mosbesimit ndaj institucioneve mund të jetë një pengesë për luftimin e sëmundjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2