Presidenti mbron dekretet, shpall nismën “në mbrojtje të kushtetutës”

Presidenti i Republikës mbërriti dje në Strasburg për t’u takuar me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve në kuadër të Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë lokale.

Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin, duke i quajtur të pakuptimta zgjedhjet që do të zhvilloheshin për shkak të mungesës së garës.

Në një editorial presidenti u shpreh se raporti i ODIHR bëri që shqiptarët të dallojnë qartë shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës. Kreu i shtetit ka paralajmëruar se më 22 nëntor do të bëj publike nismën në mbrojtje të Kushtetutës.

Shkarkoni aplikacionin e A2