PSG duket “i çarmatosur” para Realit, por Zidane pret ndeshje të vështirë

Mbappe, mungesa e madhe e PSG kundër Real Madrid

Champions League vijon sot me të tjera super përballje. Sytë janë të gjitha nga përballja Paris Saint Germain-Real Madrid e cila jashtë fushave është zbehur nga mungesat e shumta në të dyja kampet.  Parisienët duken të çarmatosur teksa mungon treshja Mbappe-Cavani-Neymar, për shkaqe dëmtimesh dhe pezullimesh, megjithatë trajneri Thomas Tuchel beson tek kualitetet e tjera të skuadrës.

“Është e qartë që na mungojnë futbollistë sikur i mungojnë edhe Realit. Kam besim te lojtarët e mi dhe jam i sigurt që në fushë do të kem një skuadër që do të performojë mirë dhe do të dijë si ta verë në vështirësi Realin”, tha ai.

Nga ana tjetër, Zinedine Zidane e di mirë që ndeshja nuk do të jetë thjesht një shëtitje në “Parc des Princes”, pavarësisht mungesave të kundërshtarit. “S’është kurrë e lehtë të luash në Paris, sidomos përpara tifozëve parisienë. E dimë që ata do të kenë disa mungesa të rëndësishme por presim një ndeshje të vështirë ku duhet të bëjmë sa më pak gabime dhe të vrapojmë shumë në mënyrë që të fitojmë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2