Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Raporti sekret i SHISH: Grupi paraushtarak nga Kosova do të digjte Parlamentin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 17:59 | Politikë
Raporti sekret i SHISH: Grupi paraushtarak nga Kosova do të digjte

A2 konfirmoi me dy burime të ndryshme se raporti i cituar nga Presidenti Meta në lidhje me rrezikun e djegies së Kuvendit në protestën e 8 qershorit të opozitës, ka qenë i hartuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH).

Ky raport ka mbërritur në Kuvend dhe të njëjtat burime i thanë A2 se raporti flet për një grup paraushtarak nga Kosova, i cili kishte hyrë në territorin e Shqipërisë me qëllimin për të djegur Kuvendin në protestën e thirrur nga opozita në datën 8 qershor 2019.

https://a2news.com/2019/09/12/ne-8-qershor-do-te-digjej-parlamenti-presidenca-kerkon-qe-raporti-ti-shkoje-edhe-kuvendit/

Presidenti Ilir Meta e ka përmendur disa herë, edhe në Komisionin Hetimor parlamentar për shkarkimin e tij, se një nga shkaqet që çuan në zhdekretimin e datës 30 qershor ishte dhe marrja e këtij informacioni për destabilizim gjatë protestës së thirrur nga opozita.

https://a2news.com/video/meta-kisha-informacione-me-8-qershor-do-te-digjej-kuvendi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë