Reforma Zgjedhore, Rama opozitës: Përfaqësoni një pjesë të shqiptarëve, kthehuni në Komision

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, i ka bërë një ftesë partive që përbëjnë tashmë opozitën jashtë parlamentit, për t’ u rikthyer në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Përtej skajshmërisë së dallimeve tona”, shkruan kryeministri, “ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë”.

Edhe pse opozita sipas tij ka vendosur të “djegë mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetë përjashtohen nga jeta parlamentare e kësaj legjislature”, ata gjithsesi janë votuar “për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë”. Kjo e bën të domosdoshme për Ramën praninë e tyre në kuvend ku opozita  e bashkuar “ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

Për këtë arsye, Rama fton liderët opozitarë   “të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat, pa kushte”.

Shkarkoni aplikacionin e A2