Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Rikthehet reforma zgjedhore, OSBE dhe Rama ftojnë PD në tryezën e dialogut

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 16:31 | Politikë
Rikthehet reforma zgjedhore, OSBE dhe Rama ftojnë PD në tryezën e

Reforma zgjedhore rikthehet në agjendën e politikës shqiptare, në një moment kur shihet si bosht i zgjidhjes së krizës politike në vend, ndërsa Europa e ka caktuar si një gur kilometrik në rrugën e integrimit.

Misioni i OSBE është bashkënismëtar me Komisionin e Posaçëm për reformën zgjedhore, për një tryezë  të gjerë diskutimi mbi sistemin zgjedhor. Ftesa për konferencën e 25 tetorit, që mban firmën edhe të dy bashkëkryetarëve, demokrates Rudina Hajdari dhe socialistit Damin Gjiknuri i është dërguar edhe PD.

https://a2news.com/2019/09/18/reforma-zgjedhore-rama-opozites-perfaqesoni-nje-pjese-te-shqiptareve-kthehuni-ne-komision/

Por sa janë shanset që kjo tryezë të ndihmojë në zgjidhjen e krizës? Lulzim Basha zgjodhi të marrë kohë për të ndare vendimin nëse PD do ulet ose jo me mazhorancës. Por paraprakisht i dërgoi mesazhin, që mos e quaje të mbaruar krizën, edhe nëse kjo ndodh.

Pak orë pas ftesës së OSBE, Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar morën një ftesë të dytë, këtë herë nga Kryeministri Edi Rama. Ai shprehet i gatshëm të takohet kudo, pakushte, për të diskutuar reformën zgjedhore.

https://a2news.com/2019/09/18/basha-i-pergjigjet-rames-letrat-e-hapura-provokim/

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është një nga çështjet më të nxehta me të cilat pritet të përballet komisioni i reformës zgjedhore. Veç partive aleate të PD, kërkesën për ndryshimin e sistemit e ka edhe Bindja Demokratike.

Reforma Zgjedhore është kthyer në një nga detyrat kryesore që po i kërkohet të realizojë Shqipëria, jo vetëm nga Brukseli pore dhe nga SHBA, që folën përmes zyrtarit të DASH David Kostelancik, i cili i la afat politikes deri në fund të vitit për ta finalizuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë